Inxhinier Hidro-Mekanik në Zbatim

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Inxhinier Hidro-Mekanik në Zbatim
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Hidro-Mekanik është përgjegjës për projektimin dhe koordinimin e të gjitha shërbimeve hidro-mekanike, gjatë zbatimit të projektit në objekt. Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon grupin/grupet e punës në objekt, në koordinim me Drejtuesit e Kantiereve ose/apo Departamentin Teknik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndjek dhe monitoron të gjitha fazat e zbatimit dhe ecurinë e punimeve të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ;
- Analizon dhe interpreton specifikimet e projektit, vizatimeve dhe normativave të ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë me standardet dhe rregulloret në fuqi;
- Bashkëpunon me menaxherët e projekteve, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar ekzekutimin e suksesshëm të projektit;
- Koordinimi me nën-kontraktorët për të siguruar dorëzimin në kohë të materialeve dhe përputhshmërinë me kalendarin e projektit;
- Kujdeset që zbatimi i projektit të mos tejkalojë buxhetin e parashikuar në projektim;
- Kontrollon mirëmbajtjen periodike të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike/ Inxhinieri Hidroteknike ose Mjedisi;
- Eksperiencë pune mbi 5 vjet në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes, sisteme hidrosanitare);
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet dhe specifikimet teknike;
- Njohuri në proceset dhe materialet e sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe në menaxhimin e kostove;
- Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 10/03/2025.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”