IT & Systems Administrator

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Pozicioni: IT & Systems Administrator
Vendndodhja: Tiranë
Progeen kërkon një profesionist të përgjegjshëm dhe proaktiv për administrimin e sistemeve IT, menaxhimin e programeve software dhe koordinimin e proceseve teknologjike dhe administrative të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Administrimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, printerëve, rrjetit dhe pajisjeve të tjera IT.
- Menaxhimi i email-eve zyrtare, përdoruesve, aksesit dhe sigurisë së të dhënave.
- Administrimi i licencave software, monitorimi i vlefshmërisë, rinovimeve dhe kostove të tyre.
- Identifikimi dhe administrimi i programeve dhe platformave që përdor kompania
- Digjitalizimi dhe përmirësimi i proceseve të brendshme të punës.
- Implementimi dhe administrimi i platformave për organizimin e detyrave, projekteve dhe koordinimin e kantiereve.
- Kërkimi dhe vlerësimi i ofertave për furnizim me pajisje IT, kompjutera, printera, fotokopje, etj.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë në IT, Informatikë ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në administrimin e sistemeve dhe pajisjeve IT.
- Aftësi organizative, koordinuese dhe analitike.
- Aftësi për të menaxhuar procese të ndryshme dhe për të propozuar zgjidhje praktike.
Përbën avantazh: Eksperienca në kompani ndërtimi ose real estate dhe networku në krijimin dhe mirëmbajtjen e faqeve Web.
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin ka mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
- Përfshirja në projekte sfiduese
- Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional;
- Pagë në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”



