Progeen shpk do të zhvillojë 8 godina në Univers City
Projekti “Univers City” është ideuar si një kompleks rezidencial i kompletuar me çdo infrastrukturë brenda saj për t’u kompletuar si një qytezë e re shumë pranë qendrës së Tiranës.
Progeen do të ndërtojë 8 godina banimi 7 dhe 9 katëshe si pjesë e kompleksit në tërësi, duke ofruar apartamente me çmim të reduktuar në një nga periferitë më të spikatura të Tiranës.
Kompleksi do të jetë i kompletuar me ambiente të përbashkëta rekreative, shkollë publike, kopsht, lulishte, parqe, fusha sportive, qendra komerciale, etj.
Ky kompleks ndodhet shumë pranë njërës nga qendrave tregtare më të mëdha dhe më të frekuentuara në vend, Qendra Tregtare Univers, duke u ofruar banorëve të këtij kompleksi mundësinë e aksesit në ambjentet komerciale dhe rekreative të kësaj qendre komerciale.
Univers City ofron sigurinë dhe paqen e periferisë dhe lehtësinë e hyrjes në Tiranë pasi për vetëm 10 minuta ju mund të jeni në Qendër të Tiranës në një ditë të zënë.
Kompleksi do të ofrojë apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 me sipërfaqe nga 56-161m2. Godinat e ndërtuara nga Progeen do të kenë një sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 125,611 m2 të cilat përbëjnë rreth 1,100 apartamente me një vlerë totale rreth 50 milionë Eurosh.