Inaugurimi i Shkollës 9-Vjeçare “Sherif Dervishi” në Budull, Krujë
Me rastin e Ditës së Mësuesit, ambasadori i BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca, zgjodhi të vizitojë shkollën dhe kopshtin “Sherif Dervishi” në Budull, Krujë, të rindërtuar nga UNDP Albania nëpërmjet programit “EU4Schools”.
Përveç ambjenteve të brendshme të klasave dhe shkollës, z. Soreca vizitoi edhe palestrën e shkollës ndërsa një grup studentësh po zhvillonin klasën e fiskulturës.
Ndërtimi u realizua nga Progeen shpk dhe ofron ambjente të reja në një ndërtim cilësor të standarteve europiane.
Kjo shkollë do të ofrojë ambjentet më optimale për 150 nxënës dhe fëmijë të fshatit Budull.










