fbpx

Përfundojnë punimet në Godinat të Rindërtimit Valias

Progeen përfundon ndërtimin e godinave të rindërtimit Valias në zonën e re për zhvillim. Progeen shpk projektoi dhe kreu punimet për godinat 1,2,3,4,5 dhe 6 të bllokut 2 me sipërfaqe totale ndërtimi mbi tokë prej 8,597 m2.

Ky projekt u ndërtua gjithashtu në një kohë shumë të shkurtër me synimin që të mund të vihej sa më shpejt në funksion për të strehuar familjet të cilat humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i Nëntorit 2019.

Godinat u ndëtuan me standarte bashkëkohore dhe ofrojnë sheshe, sipërfaqe të gjelbëruara, parkime nëntokësore dhe kushte shumë të mira për një jetesë komode.

Ky projekt u financua nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :