REZIDENCË BANIMI “IRIS”, 2021-2023, NË RRUGËN “XHANFIZE KEKO”, TIRANË
Vendndodhja: Rruga “Zihni Sako”, pranë “Oxhakut”, Tiranë / Shqipëri
Kohëzgjatja e kontratës: 2021 – 2023
Klienti: Progeen shpk, Enos shpk
Sipërfaqja e ndërtimit: 7,974 m2
Detyra: Projektim & ndërtim të dy godinave rezidenciale me njësi komerciale dhe 2 kate parkim nëntokësor
Tipi i kontratës: Investim, Projektim, Ndërtim
Dy objektet e reja në ndërtim përbri godinës ekzistuese përbejnë fazën e dytë të ndërtimit të kompleksit Rezidencial IRIS. Godinat u ndërtuan me të njëjtin standard të lartë ndërtimi karakteristik të Progeen shpk duke përfshirë termo-izolimin tërësor, izolimin akustik maksimal, ventilimet individuale, instalime për panele diellore, lartësi kati 2.87 m etj.
Koncepti “IRIS” ka për qëllim krijimin e një kompleksi rezidencial modern dhe komod për banorët e tij.