Progeen nis punimet për ndërtimin e godinës së parkimit me 6 nivele pranë stacionit të trenit në Durrës
Progeen shpk ka nisur punimet për ndërtimin e një godine parkimi me 6 nivele pranë stacionit të trenit në Durrës. Ky projekt do të shërbejë si një hapësirë logjistike për turistët dhe për qytetin, duke ofruar 450 vende parkimi dhe një hapësirë të konsiderueshme në katin e sipërm për organizimin e eventeve të ndryshme që do të pasurojnë jetën artistiko-kulturore të qytetit.
Projekti është financuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe është menaxhuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Progeen shpk është shumë krenar që i jepet mundësia për të kontribuar në zhvillimin e turizmit dhe për të ofruar një strukturë që do të përmirësojë infrastrukturën dhe aktivitetet kulturore në Durrës.