fbpx

Progeen nis ndërtimin e parcelës A01 në Durrës Yacht Marina

Progeen shpk së shpejti do të fillojë punimet për ndërtimin e parcelës A01 të projektit prestigjioz Durrës Yacht Marina.

Loti A01 përbëhet nga një sipërfaqe ndërtimi prej 26,752 m2 dhe do të ndërtohet me standarte shumë moderne ndërtimi. Progeen shpk, në këtë kontratë është në rolin e ndërtuesit për klientin Durrës Yachts & Marina, pjesë e grupit të shoqërive të zotëruara nga Mohamed Alabbar i cili është gjithashtu themelues i Emaar Group.

Durrës Yacht & Marina synon ta transformojë Durrësin në një nga qendrat më të rëndësishme turistike në gjithë bregdetin e Adriatikut dhe duke synuar transformimin e tij në një destinacion të turizmit elitar.

Ndërtimi i kësaj parcele pritet të përfundojë në 2026.

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :