Përfundon ndërtimi i godinës së banimit në kuadër të Rindërtimit në Lezhë.
Ndërtimi i godinës së rindërtimit në njësinë administrative Lezhë 1 në qytetin e Lezhës është një projekt i cili u zhvillua nga Progeen në rolin e ndërtuesit me çelësa në dorë (projektim/ndërtim).
Ky projekt u ndërtua në një kohë rekord në mënyrë që të mund t’u vihej sa më parë në shërbim qytetarëve të cilën humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i Nëntorit 2019. Godinat kanë një sipërfaqe totale ndërtimi mbi tokë prej 12,130 m2 të cilat përfshijnë apartamente, ambiente tregtare dhe poste parkimi nëntokësor.
Ky projekt u financua nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe u realizua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
I gjithë ndërtimi u realizua në 9 muaj dhe godina u përurua nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë në Tetor 2021.