fbpx

Progeen shpk fillon ndërtimin e një godine të re banimi në Rrugën “Hiqmet Delvina”

Progeen shpk ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e një projekti të ri rezidencial në Rrugën “Hiqmet Delvina” pranë kryqëzimit të Komunës së Parisit me Stadiumin Dinamo në partneritet me Gj&E shpk,  Derveni shpk dhe Geared Shpk.

Godina do të ketë  3,5,7 dhe 11 kate me një kat ambiente tregtare dhe 2 kate parkim nëntokësor. Godina do të ndërtohet me standartet bashkëkohore të ndërtimit dhe duke përdorur zgjidhje inovative në funksion të rezidentëve të saj. Teknologji si UBoot, Fasada e Ventiluar, dhe sistemi i izolimit akustik do t’i ofrojnë rezidentëve një jetesë shumë komode. Ndërtimi pritet të përfundojë në fund të vitit 2024. 

Në këtë projekt Progeen shpk është në rolin e ndërtuesit me çelësa në dorë por gjithashtu do të ketë në shitje një numër apartamentesh, njësish tregtare dhe postesh parkimi. Ky projekt do të njihet në portofolin e projekteve të Progeen shpk me emrin G8.

Informacion i mëtejshëm rreth këtij projekti mund të gjendet në faqen g8.progeen.com

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :