BANESA TË RINDËRTIMIT SPITALLË, 25 GODINA BANIMI, DURRËS, LOTET 1D DHE 2C
Vendndodhja: Spitallë, Durrës / Shqipëri
Kohëzgjatja e kontratës: 2022 – 2023
Klienti: Eagle Hills Enterprise Properties – Sole Proprietorship LLC financuar nga Projektet e Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit në Republikën e Shqipërisë
Sipërfaqja e ndërtimit: 33,120 m2
Detyra: Ndërtimi me çelësa në dorë i 25 godinave 3 dhe 4 katëshe.
Tipi i kontratës: Ndërtim me çelësa në dorë (FIDIC RED BOOK)
Ndërtimi me çelësa në dorë i lotëve 1D dhe 2C të projektit të banesave të rindërtimit në zonën e Spitallës konsistoi në ndërtimin e 25 godinave 3-4 katëshe dhe infrastrukturën e nevojshme për apartamente banimi. Godinat do të strehojnë familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019 dhe do t’u ofrojnë banorëve të gjithë facilitetet e nevojshme për një jetesë komode.
Ky projekt u financua nga Fondi i Abu Dabit për Republikën e Shqipërisë, ndërsa kontrata u menaxhua nga Eagle Hills Enterprise Properties – Sole Proprietorship LLC.