NDËRTIMI I GODINËS SË PARKIMIT ME 6 NIVELE, STACIONI I TRENIT, DURRËS
Vendndodhja: Stacioni i Trenit, Durrës / Shqipëri
Kohëzgjatja e kontratës: 2024
Klienti: Qeveria e Republikës së Shqipërisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Sipërfaqja e ndërtimit: 16,925 m2
Detyra: Ndërtimi i godinës së parkimit me 6 nivele
Tipi i kontratës: Ndërtim
Godina e parkimit me 6 nivele po ndërtohet pranë Stacionit te Trenit në Durrës. Një vepër tepër e rëndësishme publike në dispozicion për 450 mjete dhe evente të ndryshme në një hapësirë të posaçme në nivelin e sipërm. Objekti pritet të mbarojë në harkun kohor të një viti dhe do të furnizohet me energji diellore.
Ky projekt financohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.