KOMPLEKSI REZIDENCIAL “TIRANA UPTOWN” NË RRUGEN “5 MAJI”, 10 GODINA BANIMI

 

Vendndodhja: Rruga “5 Maji”, Tiranë /  Shqipëri

Kohëzgjatja e kontratës: 2021 – 2026

Klienti: Progeen shpk (investim i shoqërisë)

Sipërfaqja e ndërtimit: 77,963 m2

Detyra:  Ndërtimi i një kompleksi rezidencial që përfshin apartamente, njësi tregtare, parkim nëntokësor dhe gjelbërim e sheshe

Tipi i kontratës: Projektim-Ndërtim, me çelësa në dorë

 

Kompleksi “Tirana Uptown” është kompleksi i ri më i afërt me qendrën e Tiranës me vetëm 1.6 km distancë prej saj.

Ky projekt është i ndarë në tre faza, ku secila fazë është një mini-kompleks më vete i përbërë nga apartamente banimi, ambiente tregtare, parkim nëntokësor, hapësira rekreative, sheshe dhe gjelbërim. Në total do ndërtohen 10 godina multi-funksionale në një sipërfaqe totale ndërtimi prej 75,993 m2.

Kompleksi ka një arkitekturë bashkëkohore dhe teknologji ndërtimi të standarteve të larta, si fasadë e ventiluar, dritare termike, izolim akustik, ventilime individuale, instalime për panele diellore etj.

Gjithashtu, e integruar në kompleks ndodhet një fashë e gjelbëruar e cila lidhet me “Pyllin Orbital” të Tiranës, i cili ndodhet vetëm 300 metra në veri të kompleksit.

Date:

Category: