Progeen shpk & Pro-Credit Bank mundësojnë financimin e kredive për apartamente në Kompleksin Tirana Uptown me financim deri në 80%
Progeen shpk nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimit me Pro-Credit Bank për financimin e kredive për blerjen e apartamenteve në kompleksin Rezidencial “Tirana Uptown”.
Kjo marrëveshje mundëson financimin e kredive të klientëve të shoqërisë deri në masën 80% pa pasur nevojë që ata të vendosin kolateral tjetër. Menjëherë pas përfundimit të ndërtimit, shtëpia e re do të funksionojë si kolateral për kredinë.
Krijimi i kësaj mundësie të re u prezantua në emisionin ABC-ja e mëngjesit në televizionin ABC newsAlbania ku Pro-Credit Bank dhe Progeen shpk dhanë më shumë detaje lidhur me mekanizmin se si funksionon.