fbpx

Dizajner Grafik

Dizajner Grafik

Dizajner Grafik

Deri më: Mar 10, 2025

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Dizajner Grafik
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e rolit: Ky pozicion kërkon një person me njohuri bazë të: Design për shtyp, web dhe përpunim i templateve për video produksion. Ai kërkon aftësi për planifikim, krijim dhe përpunim të mediave digjitale, dhe si pjesë e departamentit të Marketingut, do të jetë përgjegjës për mbajtjen e identitetit vizual dhe krijimin e kontentit për markën dhe projektet e ndryshme të shoqërisë. Duke përdorur materialet ekzistuese të markës dhe të produkteve ekzistuese, do synohet komunikim sa me i mirë nëpërmjet websiteve dhe mediave sociale të shoqërisë.

Kërkohen aftësi të mira komunikimi dhe krijuese, vetë-motivim, autonomi në punë dhe entuziazëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Krijim i mediave të shtypura dhe dixhitale si: Broshura, Postera, Katalogë, Video të Shkurtra (për media sociale), Postime për mediat sociale si Reels, Stories, Posts etj
  • Përpunim i imazheve, fotove dhe videove.
  • Ndihmë në dizajnin dhe porosinë e materialeve të tjera si sinjaslitikë kantieresh, dekore etj.
  • Detyra të tjera të caktuara nga departamenti i Marketingut të lidhura me pozicionin e punës

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të jetë i/e përditësuar me trendët e dizajnit grafik dhe metodave të komunikimit në mediat sociale
  • Përvojë në përdorimin e programeve për përpunim grafik për video dhe imazhe (Abobe Photoshop, InDesign, Illustrator, Premiere dhe After Effects) si edhe aftësi për të shkruar në mënyrë konçize.
  • Përbën avantazh aftësia e përdorimit të aparateve profesionalë/droneve
  • Artikulim i mire në shqip dhe anglisht
  • Aftësi për të ndjekur disa projekte njëkohësisht
  • Kreativitet i lartë dhe sy i mprehtë për detajet
  • Mendie e hapur dhe dëshirë për të përparuar profesionalisht

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 15/03/2025.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Marketingut
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :