fbpx

Montator për Struktura Metalike në Kantier Ndërtimi

Montator për Struktura Metalike në Kantier Ndërtimi

Montator për Struktura Metalike në Kantier Ndërtimi

Deri më: Feb 20, 2025

Progeen, është një shoqëri private me eksperiencë 12 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen është kompani inovatore dhe kërkon të aplikoj standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor, ku me pasionin mbi profesionin ju beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Montator për Struktura Metalike në Kantier Ndërtimi
Departamenti Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përshkrimi i Punës: Kompania Progeen është në kërkim të një montuesi me eksperiencë për strukturat metalike, i cili do të angazhohet në montimin e elementeve metalike të ndryshme që përdoren për në ndërtimin e objekteve në kantier. Kjo përfshin, montimin e fasadave metalike, kangjellave, vetratave, dyerve, dritareve dhe çdo strukture tjetër metalike që ka nevojë kantieri gjatë procesit të ndërtimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Montimi i Fasadave: Instalim i strukturave metalike për fasada të ndërtesave, duke përfshirë korniza metalike dhe panele të ndryshme që përdoren për mbulim.
  • Montimi i Kangjellave të shkallëve dhe ballkoneve
  • Montimi i Vetratave dhe Dyerave Metalike: Montimi i kornizave metalike për vetrata dhe dyer, përfshirë mekanizmat e hapjes dhe mbylljes.
  • Montimi i Dritareve Metalike: Vendosja dhe montimi i dritareve metalike dhe sistemeve të ngjashme.
  • Montimi i çdo lloj strukture metalike të kërkuar nga kantieri, përfshirë profile të ndryshme , trarë të strukturës mbajtëse, shtyllat dhe pjesët për ndihmën e mbajtjes së elementeve të tjerë.
  •  Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të duhura për montimin e elementeve metalike, si saldim, prerje dhe ngjitje, si dhe kontrolli i gjendjes së tyre gjatë përdorimit.
  • Përgjegjësia për Sigurinë: Përmbushja e protokolleve të sigurisë dhe mbajtja e një ambienti të sigurt pune në kantier.

Kualifikimet:

  • Eksperiencat në montimin e strukturave metalike, përfshirë fasadat, kangjellat, dritaret, dyer, dhe elemente të tjera metalike të ngjashme përbën avantazh.
  • Njohuri për teknikat dhe materialet e përdorura për montimin e strukturave metalike (saldim, lidhje, prerje etj.).
  • Njohuri të rregullave të sigurisë në kantier ndërtimi dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse.
  • Aftësi të mira për punë në grup.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit ose të kontaktojnë në nr. cel. 0695710360


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :