fbpx

Inxhinier/e Ndërtimi (në zyrë)

Inxhinier/e Ndërtimi (në zyrë)

Inxhinier/e Ndërtimi (në zyrë)

Deri më: Feb 20, 2025

Progeen SH.P.K, themeluar në vitin 2013, është një shoqëri e cila operon në fushën e ndërtimit, si investitor, dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Construction janë profesionalizmi, besueshmëria, dhe cilësia e lartë e ndërtimit, me zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. 

Progeen Construction ndodhet me seli në, Rr. “Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Shkalla A, Kati I, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Inxhinier/e Ndërtimi (në zyrë)

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri është përgjegjës për hartimin, përgatitjen e tabelave të volumeve metrike, librezave të masave, situacioneve të punimeve pjesore dhe progresiv, grafikut të punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të hartojë dhe përgatisë tabelat e volumeve të punimeve për objektet të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
  • Të ndërveprojë me stafin teknik në përgatitjen e preventivave të objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
  • Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve në respektim të grafikut të punimeve të objekteve ose projekteve të ndërmarra për t’u ndërtuar;
  • Të hartojë dhe përgatisë librezat e masave, situacionet mujore, analizat teknike të çmimeve të punimeve të Shoqërisë dhe të nën-kontraktorëve të saj.
  • Të ndërveprojë me stafin teknik në kontrollin dhe vlerësimin e volumeve të punimeve në preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike/private ku synon të marrë pjesë Shoqëria.
  • Të ndërveprojë për realizimin e analizave të çmimeve. 

Kriteret:

Edukimi:            – Diplomë në Inxhiniere Ndërtimi.

Eksperienca:     – Eksperiencë pune mbi 5 vjet si Inxhinier ndërtimi.

Aftësi të tjera:

  • Të njohë programet bazë Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
  • Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  • Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :